Taravari: Ekspertët do të vendosin nëse do të ndërtohet ndërtesë e re në Qendrën Klinike

Deri në fund të nëntorit të këtij vitit do të dihet nëse në Qendrën Klinike do të ndërtohet ndërtesa e re për klinika interne, për të cilën qeveria paraprake nënshkroi marrëveshje.  Ekspertët do të zbatojnë analiza dhe do të përgjigjen nëse mund të ndërtohet klinikë apo ndërtimi i saj do ta pengojë funksionimin e Qendrës Klinike.

Këtë e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve sot në konferencë për media në të cilën dha raport për 100 ditët e para të punës.

“Nuk bëhet fjalë për ndërtim të Qendrës Klinike, por për ndërtim të ndërtesës për klinika interne. Pyetja është nëse fillon të ndërtohet diçka pacientët do të arrijnë në kohë. Duke pasur parasysh se 50 për qind nga shërbimet shëndetësore në Maqedoni jepen në Qendrën Klinike, do të thotë këtu duhet të shihet nëse duhet të ndërtohet”, theksoi Taravari dhe paralajmëroi se është fituar grant nga Banka Qendrore Evropiane të shihet nëse duhet të ndërtohet dhe vallë ndërtimi do të ketë pasoja ndaj pacientëve që vijnë.

Sipas tij nëse vendimi i tyre është se mund të organizohet puna do të ndërtohet, por nëse vendimi i tyre është se do të pengohet funksionimi i Qendrës Klinike atëherë do të kërkohet zgjidhje e re.

Lidhur me furnizimin me ilaçe dhe pse vonohen ilaçet ministri theksoi se problemi nuk është në Ministrinë e Shëndetësisë por në Këshillin për furnizime publike.

“Ka një Këshill për furnizime publike, i cili është tërësisht i politizuar. Firmat që kanë fituar dhe kanë kaluar nëpër këtë Këshill para gjashtë muajve tani kur konkurrojnë që të bëjnë probleme na pengojnë dhe për këtë paraqiten probleme me ilaçet”, tha Taravari.

Informoi se është kërkuar nga kryeministri të gjendet zgjidhje të ndërpritet kjo pengesë sepse, theksoi, nuk mund të luajmë me të sëmurët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button