Seancë e Qeverisë, ja për çfarë do të bisedohet

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 28-të do ta shqyrtojë informacionin për progresin e aktiviteteve nga projekti “Vizitë në kompani”, të cilët kanë problem në procedurën për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit dhe për takimet e realizuara me persona fizikë dhe juridikë për probleme nga karakteri pronësor-juridik.

Do të shqyrtohet edhe informacioni për lejimin e punës dhe udhëheqjen e Shoqatës aksionare për ekonomizim me hapësirë afariste në pronësi të shtetit, si dhe informacioni në kërkesë të trupit koordinues të subjekteve të dëmtuara juridike për realizimin e të drejtës së kompensimit të dëmit nga vërshimet katastrofale në vitin 2016 në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës.

Në seancë, ministrave në shqyrtim do t’ju vendoset informacioni për iniciativën në lidhje me programin e punës së Organizatës Botërore të Tregtisë për tregti elektrike dhe informacioni për statusin e realizimit të marrëveshjeve për koncesion për ujë për ndërtimin e centraleve të vogla hidroelektrike të arritura me Ministrinë e Ekonomisë.

Do të debatohet edhe për informacionin në lidhje me kërkesën e FENI Industri të a.q. Kavadar, për ndërprerjen e njëanshme të marrëveshjes për koncesion për eksploatim të lëndëve të para minerale, minerale hekuri nikeli në lokalitetin “Rzhanovo” dhe informacioni për iniciativën e parashtruar për fillimin e procedurës për ndarjen e koncesionit për hulumtime gjeologjike të detajuara të lëndëve të para minerale – rërë dhe çakull, në lokalitetin “Drven Most” f.Shupli Kamen, komuna e Kumanovës.

Qeveria sot duhet të deklarohet edhe në lidhje me informacionin për nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim me planin e akcizës, me të cilin kryhet plotësim i Iniciativës për lidhje qendrore dhe juglindore evropiane (CESEC) me qasje të përbashkët ndaj tregut të energjisë elektrike, efikasitet energjetik dhe zhvillim i ripërtëritshëm, si dhe për informacionin për krijim me nivel të lartë të ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë, gjatë periudhës së verës dhe gjatë tërë vitit.

Në seancën e sotme, Qeveria do të shqyrtojë edhe disa propozim-dispozita nga sfera e arsimit dhe sigurimit shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button