Partia “Aleanca për shqiptarët” mohon zërat se ka probleme dhe nuk mund të merr pjesë në zgjedhje
Shtabi qendror i “Aleancës për shqiptarët” hedh poshtë zërat që qarkullojnë në opinionin publik për gjoja se subjekti i tyre politik ballafaqohet me probleme teknike dhe rrezikohet me mos-pjesëmarrje në zgjedhjet lokale 2017.
“”Aleanca për shqiptarët” ka deponuar dokumentacionin e kompletuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, për të cilin ka marrë vërtetim se dokumentacioni është në rregull dhe i pranuar nga KSHZ. Shprehim keqardhje që disa media elektronike (portale) që patën për qëllim vënien në konfuzion të opinionin publik apo dëmtimin e “Aleancës për shqiptarët”. Lidhur me këtë çështje apelojmë keqdashësit që: asgjë nuk do të ndalojë rrugëtimin e suksesshëm politik të Aleancës për shqiptarët. Ndryshimet janë vullnet i popullit dhe jo produkt i mediave të caktuara.” thuhet në kumtesën e kësaj partie.