Uragani Irma shkatërron shtëpinë e aktorit William Levy (FOTO)
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/09/william-evy-599x356.jpg?fit=599%2C356&ssl=1)
Uragani Irma që preku Floridën shkatërroi çdo gjë që i doli përpara. Stuhia e fuqishme solli pasoja dhe për yllin e telenovela meksikane William Levy.
Pemët janë rrëzuar nga erërat e forta dhe kanë bollkuar hyrjen e shtëpisë së tij. Por për fat të mirë 37-vjeçari dhe familja e tij janë mirë.
Aktori ka postuar video të pasojave të Uraganit Iram në oborrin e shtëpisë dhe shkruan: “Hyrja e shtëpisë ëshët bllokuar plotësisht nga pemët e shkatërrura. Por ne jemi të gjithë mirë falë Zotit. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë e të sigurtë.”