Mbappe mbrëmë vendosi një rekord i cili vështirë se do të arrihet nga dikush tjetër
![](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/09/mbape_1505251769-4962693-633x300.jpg?fit=633%2C300&ssl=1)
Francezët nuk janë kursyer kundër Celtic duke fituar 5-0 ndeshjen e parë të Grupit B. Suksesi ka ardhur falë treshes Cavani, Neyma dhe Mbappe.
Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka vendosur një rekord të ri në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube, një rekord që ka pak mundësi të thyhet në vitet e ardhshme, përcjellë albeu.com
Mbappe me golin e realizuar është bërë adoleshenti i parë në historinë e Champions League që ka shënuar dy gola në këtë kompeticion me dy skuadra të ndryshme.