Vlorë, humb jetën nëna 28-vjeçare pas lindjes së foshnjës
Një nënë 28-vjeçare ka humbur jetën në maternitetin e Vlorës pasi ka lindur foshnjën e saj, shkruan Top Channel.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në spitalin rajonal të Vlorës dhe verifikimi paraprak bën të ditur se E. B., 28 vjeçe ka humbur jetën në maternitet, pasi ka lindur foshnjën.
Grupi hetimor sëbashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.