VMRO-DPMNE: Në 100 ditët e para të Qeverisë së re vetëm nënçmim kombëtar

VMRO-DPMNE-ja në reagimin me shkrim ndaj kumtesës së LSDM-së, thotë se Qeveria e re ka zgjedhur politikë të lëshimeve dhe nënçmimit kombëtar.

“Para zgjedhjeve premtonin hyrje të shpejtë në NATO dhe fillim të shpejtë të negociatave me BE-në. Atë që e premtuan nuk e realizuan dhe jo vetëm që nuk jemi anëtar i NATO-s dhe nuk i filluam negociatat me BE-në, por mundohen që të prezantojnë si sukses zhbllokimin e rekomandimit për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, gjegjësisht heqjen e rekomandimit të kushtëzuar”, thuhet në reagimin.

VMRO-DPMNE-ja thekson se në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re ka ndodhur krizë diplomatike me Serbinë dhe është nënshkruar marrëveshje me Bullgarinë, e cila, siç thuhet në kumtesë, parasheh detyrime vetëm për anën maqedonase.

“Në vend se të ruajnë interesat e Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, Qeveria e LSDM-së merret me sjelljen e strategjisë për vendosjen e qindra mijëra refugjatëve”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button