Rama paralajmëron ministrat e rinj: Nëse s’bëni punë, shkarkoheni!

Kryeministri Rama ka thënë sot në një intervistë për emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit në RTSH1 se ministrat e qeverisë së re do të vlerësohen në bazë të performancave dhe do shkarkohen nëse ato do të jenë të dobëta.

Ky ishte edhe si një lloj paralajmërimi për ministrat e rinj, të cilët sipas Ramës duhet të fokusohen te përbushja e objektivave të vendosura më herët.

“Ne kemi punuar gjatë gjithë këtyre ditëve për të caktuar objektiva konkretë për çdo ministri, për t’ kalendarizuar, proceset për arritjen e këtyre objektivave dhe mbi bazën e këtij kalendarizimi ne po hartojmë për herë të parë besoj në historinë e qeverisjes të gjithë këtyre viteve, kontratat e perfomancës për çdo ministër dhe pastaj do të zbresim edhe për çdo zvministër dhe për çdo drejtues në sektorë të caktuar.

Mbi bazën e këtyre kontratave të performancës të cilat janë kontrata të matshme, do të gjykohet edhe puna e çdo ministri, e çdo zëvendësministri dhe çdo drejtuesi në sektorë apo agjensi të caktuara që do të ketë objektiva konkretë dhe një kalendar pune të përcaktuar”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button