Ministri Spasovski: Konventa për bashkëpunim policor të Evropës ka bashkëpunim me rezultate

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski merr pjesë në Komitetin e 17-të për ministra në Konventën për bashkëpunim policor të Evropës Juglindore, që sot dhe nesër po mbahet në Kranjë, Slloveni.

“Konventa për bashkëpunim policor të Evropës Juglindore realizon bashkëpunim operativ dhe strategjik të vërtetë që jep rezultate në të gjitha vendet të cilat janë pjesë e kësaj platforme dhe pa mëdyshje do të doja të shpreh mbështetje të mëtejshme dhe të sigurt për proceset, grupet e punës dhe ngjarjet e organizuara në suaza të Konventës të cilat kërkojnë pjesëmarrje aktive dhe të përkushtuar e të vazhdueshme të përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë”, tha Spasovski në fjalimin e Komitetit.

Siç kumtoi MPB, ai ka theksuar edhe se Konventa për bashkëpunim policor e vendeve nga Evropa Juglindore ka luajtur rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes për nevojën dhe mundësitë që i ofron këmbimi automatik i të dhënave, ndërsa ministrat e punëve të brendshme të palëve të dakorduara në Konventë e kanë mbështetur rekomandimin e Grupit ekspert të punës për zgjerimin e tashmë propozim dokumentit të hartuar për këmbim automatik të dhënave të ADN-së, me çfarë janë përfshirë edhe të dhënat e daktiloskopike dhe të dhënat për regjistrimin e automjeteve.

Në këtë takim është paraparë edhe marrje e vendimit për udhëheqës të ri të Sekretariatit të RSS SEE, Tomas Herko, i propozuar nga ana e Ministrisë austriake të Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button