Dana White konfirmon: Rikthimi në kafaz, zgjedhja më e mirë për McGregor

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar edhe një herë, 10 ditë pas duelit të 26 gushtit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, se ky i fundit duhet të rikthehet në kafaz, pas debutimit në ring (u mund me KO teknik në raundin e 10-të, njofton “Telesport.al“.

Ikona e arteve marciale mikse ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen, i tunduar nga ringu dhe nga fitimi marramendës që i solli sfida me Mayweather (irlandezi arkëtoi 100 milionë dollarë).

“Zgjedhja më e mirë për Conor do të jetë rikthimi në kafaz, pasi ai ka disa detyrime për të përmbushur karshi UFC-së, të mbrojë titullin kampion”, u shpreh numri 1 i UFC-së, që ka konfirmuar se ende nuk ka biseduar me kampionin irlandez pas duelit të 26 gushtit. McGregor është pezulluar dy muaj nga të gjitha aktivitetet nga Komisioni i Sportit në Nevada, për shkak të dëmtimeve dhe pritet të rikthehet në kafaz vitin tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button