Tramp do të organizojë takim në nivel të lartë për reforma në KB, Putin nuk do të marrë pjesë

 Presidenti amerikan, Donald Tramp planifikon të organizojë më 18 shtator takim të nivelit të lartë në Nju-Jork për reforma të KB-së, deklaruan diplomatët.

Në atë datë është paraparë të miratohet deklarata politike, një ditë para fillimit të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në nivel të liderëve të shteteve dhe qeverive.

Kjo do të jetë Asamblea e parë e përgjithshme për Trampin,l presidentin francez Emanule Makron, si dhe për sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh pas marrjes së funskioneve të tyre.

Me dokumentin e përgatitur  është paraparë KB të bëhet organizatë “më efikase”. Dokumenti, të cilin Uashigntoni e ka ndarë me rreth pesëmbëdhjetë vende nga të gjitha kontinentet, mes të cilave Kanadaja, Britania e Madhe, Kina, Senegali dhe Jordania, por jo edhe Franca, e cekin nevojën për pakësimin e angazhimeve të dyfishta në numrin më të madh të shërbimeve të KB-së. Në tekst kërkohet nga sekretari i përgjithshëm i KB-së të arrijë “ndryshime konkrete” në sistemin organizues për punë më të mirë në fushën e ndihmës humanitare, zhvillimin ekonomik dhe paqen.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se presidenti rus Vlladimir Putin nuk planifikon të marrë pjesë në mbledhjen e sivjetme të Asamblesë së prëgjithshme të KB-së.

“Këtë nuk e ka në plan presidenti”, theksoi Peskov, i cili nuk deshi ta komentojë iniciativën e Trampit për marrjen e mbështetjkes globale për reforma të organizatës botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button