Një dhjetëvjeçar nga Shqipëria ndërroi jetë në Dibër
Një dhjetëvjeçar nga Shqipëria është ngulfatur në rezervuarin e ujit në Dibër, njofton Portalb.mk.
Sipas të dhënave të Policisë së Shqipërisë bëhet fjalë për A.D. me prejardhje nga Ostreni i Vogël i Durrësit i cili ndodhej në Dibër për vizitë te disa familjarë.
“Më ora 18:00 në Spitalin tonë u soll një fëmijë i cili nuk jepte shenja të jetës. Të kotshme kanë qenë përpjekjet për reanimim të të njëjtit, dhe për fat të keq u desh të konstatojmë vdekjen e cila u shkaktua nga ngufatja me ujë. Në trupin e fëmijës nuk kishte shenja të dhunës”, njoftoi Baki Alili nga Spitali i Përgjithshëm i Dibrës.