MEPSO do ta suspendojë “ENG Servis Trejd” nëse nuk e kthen borxhin prej 40 milionë denarëve

Pesëdhjetë e shtatë milionë denarë është borxhi i përgjithshëm ndaj MEPSO-s i kompanive të cilat marrin pjesë në tregun e energjisë elektrike që e trashëgoi udhëheqësia e re. Ky borxh është bërë nga fillimi i vitit, ndërsa 70 për qind i përket kompanisë “ENG servis Trejd”.

Këtë e kumtoi Simon Shutinoski, drejtor nga menaxhimi i ri i MEPSO-s në konferencën e sotme për media.

Nga MEPSO paralajmërojnë se do ta suspendojnë “ENG Servis Trejd” nëse nuk e kthen borxhin prej 40 milionë denarëve, të bërë për energjinë elektrike të shfrytëzuar dhe të pa paguar elektrike.

Ai informoi se pas publikimit të paralajmërimit publik para suspendimit për këtë furnizues, dje është dhënë urdhër për aktivizimin e garancitë bankar të deponuar nga kjo kompani, me çka do të mbulohet një pjesë e borxhit të ENG Servis Trejd ndaj MEPSO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button