Haxhillëku në Mekë vazhdon nën masa të përforcuara sigurie

Nën masa të përforcuara sigurie në Arabinë Saudite haxhilerët sot e filluan ritualin treditor për hedhjen e gurëve pas djallit, njoftoi DPA.

Në shkretëtirën Mina, rreth shtatë kilometra në verilindje të Mekës, janë sistemuar një numër i madh i pjesëtarëve të forcave të sigurisë, të cilët duhet të parandalojnë përleshje dhe ta mirëmbajnë rendin dhe qetësinë gjatë ritualit.

Në vitin 2015, rreth 700 haxhilerë e humbën jetën nga ngulfatja dhe stampedot gjatë kryerjes së këtij rituali, pas ç’ka eskaluan tensione mes Arabisë Saudite dhe Iranit.

Teherani vitin e kaluar kërkoi nga Arabia Saudite t’i merret menaxhimi me vendet e shenjta kryesore islame Mekës dhe Medinës, sepse “shkuarjen në haxhillëk e kanë shndërruar në udhëtim turistik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button