Bislimovski: Nëse pranohen kërkesat, rryma do të shtrenjtohet prej 3,5 deri në 4 përqind, ndërsa asaj do t’i shtohet edhe rritja e TVSH-së prej 4,72 përqind

Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski deklaroi sot se, sipas asaj që i është dorëzuar KRRE-së, SHA Mepso kërkon rritje të çmimit të transmetimit të energjisë për 29,75 përqind, “EVN elektrodistribuim” kërkon ulje të shërbimit për distribuim të energjisë elektrike për 2,8 përqind, ndërsa furnizuesi i përgjithshëm “EVN Home” kërkon rritje prej pesë përqind për furnizim me energji elektrike të konsumatorëve të vegjël dhe amvisëritë, transmeton Portalb.mk.

“Nëse pranohen kërkesat siç është theksuar, çmimi mesatar për furnizim të konsumatorëve të vegjël dhe amvisëritë do të rritej për 3,5 deri në 4 përqind. KRRE i përcakton çmimet pa TVSH, ndërsa rritja e TVSH-së prej 5 deri në 10 përqind do të ketë ndikim ndaj harxhimit final prej 4,72 përqind”, tha Bislimovski.

Ai tha se, që tani mund të konstatohet se, harxhimi për distribuimin e energjisë elektrike do të ulet. Ndërsa, siç theksoi ai, për amvisëritë mbetet struktura e njëjtë me blloke dhe kufijtë, ndërsa vendosja e blloqeve për konsumatorët e vegjël prolongohet deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button