Spasovski: DSK nuk ka ndërmarrë kurrfarë aktivitetesh kundër kujtdo shteti apo ambasade

Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) nuk ka ndërmarrë kurrfarë aktivitetesh të cilat janë kundër cilido shtet apo cilësdo qoftë ambasade në Republikën e Maqedonisë Oliver Spasovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me tërheqjen e paradokohshme të të punësuarve nga Ambasada serbe në Shkup, ministri Spasovski ka theksuar se në këtë  pjesë nuk kanë absolutisht kurrfarë aktivitetesh të cilat mund ta kompromitojnë DSK apo Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lidhur me ngjarjet e 27 prillit kur ndodhur hyrja me dhunë në Kuvendin e Maqedonisë dhe involvimi i mundshëm i pjesëtarëve të MPB-së, ministri Spasovski tha se me të gjitha kapacitetet e mundshme janë drejtuar ndaj hetimit dhe se pret edhe nga Prokuroria Publike të vendoset në lidhje me procedurat kundër personave të cilët kanë hyrë në Parlament.

“Udhëhiqen edhe procedura të brendshme dhe disiplinore kundër më shumë pjesëtarëve të MPB-së dhe DSK dhe kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme dhe prioritet të lartë për ne që të ballafaqohemi me këtë gjendje. Pres se edhe Prokuroria Publike, veçanërisht Departamenti për krim të organizuar, do të jenë të vendosur lidhur me procedurat kundër personave të cilët kanë kryer hyrje me dhunë më 27 prill në Kuvendin me qëllim të vrasin një pjesë të deputetëve”, tha Spasovski.

Sipas tij, është me rëndësi të zbatohet hetimi i plotë për ngjarjet e 27 prillit që të kthehet kredibiliteti dhe besimi në institucionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button