Shkup, u zgjodh kryetari i ri i Këshillit të Prokurorëve, pasardhësi i Anevskit

Prokurori Kolje Shterjev është zgjedhur për kryetar të Këshillit të prokurorëve publik, njofton Portalb.mk. Ai erdhi në vendin e Petar Anevskit i cili ditë më parë dha dorëheqje për “shkaqe familjare”.

Nëntë anëtarët e Këshillit fillimisht e vërtetuan dorëheqjen e tij dhe votuan për Shterjevin.

Pas emërimit ai tha se do të bashkëpunojë më shumë me Prokurorinë Speciale Publike si dhe do të angazhohet për transparencë më të madhe dhe rikthim të imazhit të prishur të Këshillit të Prokurorëve.

Shterjev ka një vit që është anëtar në Këshillin e Prokurorëve Publik. Paraprakisht ka qenë pjesë e Prokurorisë së lartë Publike dhe Prokurorisë për krime të organizuara.

Sipas Ligjit për Prokurorë publik të Maqedonisë, kryetari i Këshillit zgjidhet nga anëtarët e Këshillit me votë të fshehur me shumicë votash. Këshilli numëron 11 anëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button