Takim pune për përgatitjen e Strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësisë
Në Ministrinë e Drejtësisë sot u realizua takim i dytë koordinues me të gjithë institucionet përkatëse, organizatat dhe shoqatat si dhe me grupin e punës në lidhje me Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit.
Takimin, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë e ka hapur ministri Bilen Saliji, ndërsa kryetarja e grupit punues profesoresha Ana Pavllovska Daneva, shkurt e prezantoi Draft-Strategjinë për reformat e sistemit gjyqësorë paraprakisht e dërguar deri te pjesëmarrësit.
Në këtë rast, ajo ka theksuar se janë marrë parasysh vërejtjet dhe propozimet e tyre të dërguara në fazën përgatitore.
Një pjesë e këtyre vërejtjeve јanë të shënuara në Draft-Strategjinë, kurse pjesët tjera do të shtohen në vendimet e ardhshme.
Pjesëmarrësit e përshëndetën mënyrën e përgatitjes dhe miratimit të Draft-Strategjisë, I përmbajtën vendimet e propozuara dhe gjithashtu dhanë sugjerime shtesë dhe propozime për përmbajtjen e saj.