Publikohet deklarata për reforma në VMRO-DPMNE

Menaxhim përgjegjës, liria e njeriut dhe shoqërisë, kultura e ligjeve, dialog politik, integrim në BE dhe NATO, zhvillim ekonomik dhe sipërmarrësi, zhvillim i arsimit dhe kulturës dhe komb i shëndoshë, janë tetë shtyllat e Deklaratës të “VMRO-DPMNE-së evropiane për Maqedoni evropiane” të cilën e prezantoi sot Nisma për demokratizim dhe modernizim të partisë.

“Kjo deklaratë i vendos themelet e VMRO-DPMNE-së së re më të mirë dhe reformuese. Të gjitha veprimet e mëtejme, programet dhe projektet konkrete do të bazohen në parimet e përfshira në këtë Deklaratë”, tha në konferencën e sotme për media Aleksandar Mihajlovski nga Nisma për reforma e VMRO-DPMNE-së.

Ai theksoi se ende nuk kanë marrë qëndrim lidhur me atë si do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, gjegjësisht nëse do të përmbajnë kandidatë të caktuar për kryetar komunash dhe këshilltarë të propozuar nga udhëheqësia e deritanishme. Vetëm shkurt tha se kur do të kenë qëndrim për këtë çështje do ta kumtojnë në opinion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button