Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi lokal. Në disa vende do të jetë i rrëmbyeshëm i përcjell me erë të forcuar dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup moti i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut, erë të forcuar dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë Celsius,.

Të mërkurën ende do të ketë shi lokal në pjesët juglindore, veçanërisht paradite, ndërsa gjatë ditës gradualisht do të ndalojë. Temperatura e ditës e ajrit do të jetë në rënie për rreth 7-10 gradë. Nga e enjtja sërish vijon mot stabil me rritje graduale të temperaturës së ditës.

Ditë të mbarë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button