Rama: Kemi një plan veprimi me 115 pika

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin Europian, Johanes Han, gjatë një konference të përbashkët për shtyp të mbajtur në Durrës pas takimit informal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, bënë të ditur se ka një rritje të interesit të qeverive për procesin e Berlinit, njofton ATSH-ja.

Kryeministri Rama theksoi se kemi një plan veprimi me 115 pika, në funksion të transformimit rrënjësor, në kuadrin lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit apo punonjësve të kualifikuar, që do të bëjë rajonin më tërheqës për investime, fleksibël për shkëmbimet e brendshme tregtare, duke përshpejtuar afrimin e Bashkimit Europian dhe ritmet e rritjes ekonomike dhe mirëqënies.

“Jemi vërtet të inkurajuar nga fakti se niveli politik ka një dakordësi të plotë, në nivelin e marrëdhënieve me komisionin ka një sinergji të plotë, Banka Botërore është përfshirë me kërkesën tonë në mënyrë të plotë dhe po ashtu edhe BERZH dhe BEI përmes instrumenteve të tjerë janë në dipozicion”, u shpreh kryeministri Rama.

Sipas Ramës, ky reflektim strategjik që po bëjmë sot, do të na vlejë për një axhendë më intensive e agresive, në funksion të një rajoni shumë më tërheqës për investimet e huaja, një lëvizjeje shumë më të lirë të mallrave, me një transformim rrënjësor të procedurave kufitare dhe një përmirësim monitorimit të përformancës së korridorit të tregtisë, për të rritur maskimalisht përfitimet nga lëvizja e lirë e shërbimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button