Thaçi: Politika duhet të qëndrojë larg çështjes për të zhdukurit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se do të vazhdoj të angazhohet edhe personalisht për të zbardhur fatin e të pagjeturve në Kosovë.

Ai këtë deklaratë e dha gjatë konferencës së organizuar nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur me temë “Sfidat në identifikim”, shkruan arbresh.info.

Presidenti i Kosovës tha se është e dhimbshme dhe e papranueshme që tërë këto vite nga përfundimi i luftës ende nuk është zbardhur fati i të gjithë viktimave.

“Është e dhimbshme dhe e papranueshme që tërë këtë vite që nga përfundimi i luftës ende nuk është zbardhur fati i të gjithë viktimave. Politika qoftë vendore qoftë ndërkombëtare duhet te qëndroj larg kësaj teme, pra të mos e politizoj atë. Kam qenë dhe mbes i angazhuar që çështja e të pagjeturve të trajtohet dhe të mbyllet drejt dhe me urgjencë. Personalisht do të angazhohem si president i vendit edhe më fuqishëm që të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve dhe të mbyllet ky kapitull i dhimbshëm për të gjithë ne”, është shprehur Thaçi.

Ai ka falënderuar familjarët e të zhdukurve për bashkëpunimin e ndërsjellë që kanë në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button