Në Vlorë konfiskohen 700 kilogram kanabis

Në një aksion të ndërmarrë nga policia kufitare e Vlorës pasditen e djeshme është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi, përkatësisht 28 pako me peshë nga 25 -30 kg për pako.

Burime për “Shekulli”-n bëjnë me dije se nga informacionet që kishin punonjësit e policisë se në zonën e Hidrovorit në afërsi të fshatit Akërni, në breg të detit janë parë pako të mbështjella me thasë të bardhë.

Policia kufitare ka rrethuar zonën duke krehur dhe pyllin e hidrovorit , por nuk ka mundur të kapë personat që kanë transportuar mallin. Nga kontrolli në pyll është gjetur dhe një furgon i braktisur dhe pa targa, po ashtu dhe disa bidona të mbushur me benzinë.

Sipas policisë droga ishte e destinuar për ne bregun tjetër të Italisë, dhe pritej të vinte mjeti detar nga brigjet e Italisë.

Policia ka bërë sekuestrimin e drogës dhe te mjetit tip furgon dhe po punon për gjetjen e personave të cilët kanë tentuar të trafikojnë lëndën narkotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button