LSDM: Kryetarët e dënuar të VMRO-DPMNE-së, dëshmi për qeverisje të korruptuar

Dënimet e parashtruara ndaj kryetarëve komunal të VMRO-DPMNE-së janë dëshmi për qeverisjen e korruptuar të VMRO-DPMNE-së. Kështu vlerësoi Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet kumtesës së sotme, njofton Portalb.mk.

“Dënimet kundër kryetarëve të VMRO-DPMNE-së, Marjan Risteski dhe Aleksandar Panov janë dëshmitë e para institucionale të vërtetuara për qeverisjen dhjetë vjeçare të korruptuar, kriminale dhe dëmtuese të VMRO-DPMNE-së në çdo nivel të pushtetit”, thonë nga LSDM.

Në lidhje me këtë nga LSDM shtrojnë dilemën “se edhe sa kryetarë kriminelash ka VMRO-DPMNE-ja që mund të kishin vjedhur qytetarët?”

VMRO-DPMNE ka tashmë dy kryetarë komunash të cilët janë të gjykuar për qeverisje të pamatur dhe të papërgjegjshme, edhe një kryetar tjetër, Vlladimir Talevski është i dyshuar në një rast të Prokurorsië Speciale Publike për krim të bërë që kap vlerën e 360.000 eurove, para të qytetarëve. Pas saj, logjikisht shtrohet pyetja: Edhe sa kryetarë kriminel ka në radhët e VMRO-DPMNE-së? Edhe sa “sherif” lokal kanë vjedhur nga qytetrët dhe kush nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së ka vjedhur më së shumti nga qytetarët dhe shteti?”, shkruan ndër të tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Ata janë të bindur se qytetarët i njohin politikat e VMRO-DPMNE-së pasi që e dënuan në zgjedhje parlamantare, andaj ftojnë që të njëjtën ta bëjnë edhe në zgjedhje lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button