Sulm me thikë në Finlandë, disa të plagosur
Të paktën pesë persona, duke përfshirë një grua dhe një fëmijë, u qëlluan me thikë kur një burrë me thikë sulmoi njerëzit në treg në qytetin Turkuu në Finlandë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia qëlloi burrin i cili në treg kreu sulm me thikë. Qendra e qytetit që ndodhet në bregun jugperëndimor të Finlandës është bllokuar plotësisht.
Mediat lokale raportojnë se disa njerëz janë lënduar. Policia paralajmëroi qytetarët që t’iu shmangen hapësirave pranë tregut.