Taravari: Nuk duhet kartona të kaltër, kontrolloheni me letërnjoftim, pasaportë dhe librezë të vjetër
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot në konferencë për shtyp deklaroi se personi mund të kontrollohet se a është i siguruar edhe me librezën e vjetër, letërnjoftimin edhe me pasaportën derisa nuk gjejmë ndonjë zgjidhje më afatgjate, njofton Portalb.mk.
Pas informatave se shumë kartelave shëndetësore u skadon afati, ministri i Shëndetësisë, Arben Taraveri, sot shpagoi se nuk do të kthehen në përdorim kartonat e kaltër.
“Ka një numër të caktuar të kartelave kreditore që janë dhënë në vitin 2012 vlera e së cilave është pesë vite që tash u skadon. Të tjerat janë të vlefshme, kërkojmë zgjidhje më të mirë së bashku me Ministrinë e Teknologjisë që të vazhdojmë me nxjerrjen e kartelave shëndetësore”, tha Taravari.
Sipas tij, Fondi i Shëndetësisë nuk do të duhej të nxjerrë kartona të kaltër.
Ai tha se ka edhe 120.000 kartela të cilat nuk janë ngritur që qytetarët duhet t’i marrin. Atyre që u ka skaduar afati mund të shkojnë me të vjetrën. Kartela ka numër sipas të cilit çdo mjek mund t’i gjejë në sistem.
Taravari kërkon që me zgjidhjen e re kartelat të mos jenë të kufizuara për pesë vite, por të kërkohet të jenë të pa kufizuara, nëse nuk mundet atëherë të jenë për dhjetë ose 20 vite.
Ai i ftoi të gjithë kolegët e tij që të mos i kthejnë pas pacientët kur mund të kontrollohet në një mënyrë të thjeshtë sigurimi i personit.