Thaçi e quan të patolerueshëm sulmin ndaj Parim Ollurit

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj sulmit mbi gazetarin Parim Olluri.

E ka cilësuar këtë akt si të patolerueshëm në shtetin të cilin, siç ka thënë, e kemi ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shprehjes së lirë, njofton Koha.net.

“Parimit dhe bashkëshortes së tij u uroj shërim të shpejtë, derisa nga organet kompetente kërkoj veprime të vendosura dhe të shpejta, në mënyrë që sulmuesit të dalin para drejtësisë. Gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga akte të tilla kriminale. Përkundrazi! Ata duhet të vazhdojnë, me një vendosmëri të pathyeshme, rolin e tyre të pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike”, ka shkruar Thaçi.

LEXO: Kosovë, sulmohet gazetari Parim Olluri, AGK dënon sulmin ndaj tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button