Mitrevski përmes buxhetit të LSM-së ka paguar qiranë për banesën, shpenzimet komunale, pastruesen dhe gjëra të tjera

Ish kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Zhivko Mitrevski përmes buxhetit të Lidhjes e ka paguar qiranë e banesës, harxhimet komunale, pastrimin si dhe dy shoferë për të dy veturat zyrtare, njoftoi sot udhëhqësia e re e Lidhjes, transmeton Portalb.mk.

“Një shofer e ka shfrytëzuar në Manastir dhe një në Shkup, këtë nuk e ka as kryeministri i Maqedonisë”, deklaroi Pece Ristevski.

Mitrevski ka marrë 50 mijë denarë rrogë si kryetar i Lidhjes, 10.000 denarë si anëtar i Fondit për sigurim pensional, 12-të mijë për jetë të veçuar dhe si anëtar i bordit ekzekutiv të LSM-së ka marrë 30.000 denarë.

“Më me turp nuk mund të ketë. Po të kishte mundur të merr denar ekstra do të merrte”, tha Ristevski.

Udhëheqësia e re e LSM-së kundër Mitrevskit paralajmëron një varg të veprave penale, një pjesë për falsifikim të dokumenteve dhe një pjesë për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Siç thonë ata, ai vetë ka vendosur për të gjitha harxhimet në LSM , si në renovimin e hapësirave në ndërtesën e LSM-së që është e kundërta e ligjit. Në ndërkohë, Mitrevski ka formuar Organizatë të re sindikate të quajtur “Stollb” (Shtyllë) dhe me këtë siç thonë nga LSM ka dashur të bëjë mosmarrëveshje të sindikatësit.

“Zhivko Mitrevski duhet të ndërpres që ta manipulojë opinionin. Ne nuk jemi përkrahësit e asnjërës qeveri, ne jemi sindikat me gjak të pastër”, deklaroi Darko Dimovski.

Në pyetjen se ku do të vendoset tani Mitrevski, Dimovski përgjigjet në Agjencinë për Punësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button