Hoti: Institucionet të formohen sa më shpejt duke respektuar Kushtetutën

Koalicioni LAA ka organizuar tryezë diskutimi me partitë politike me përjashtim të PAN-it, mbi rrugëdaljen që duhet gjetur për të dalë nga gjendja e tanishme institucionale.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LAA, Avdullah Hoti, ka thënë me këtë rast se konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka ngecur në ditën kur është dashur të propozohet kryetari i Kuvendit. Ai e ka quajtur jo kushtetues kërkesën e PAN që të votohen në një pako kryetari i Kuvendit dhe kryeministri i Republikës të Kosovës.

“Gjendja në të cilën jemi dhe sjellja e koalicionit PAN tregon mungesën e maturisë politike të një spektri politik në Kosovë karshi qytetarëve të Kosovës dhe karshi partnerëve tanë ndërkombëtar… Qëllimi i tryezës është që të debatojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur për dy çështje. E para që në afat të shkurtër të shohim se si mund të zhbllokohet themelimi i institucioneve të vendit dhe e dyta besoj se kjo nga tryezë duhet nisë dhe të formalizohet diskutimi substancial për të ndërtuar konsensusin politik dhe shoqëror për të ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button