Zikov largohet nga MEPSO, nuk mundi t’i durojë kritikat e publikut

Nga pozita e drejtorit të financave në MEPSO është larguar Lupço Zikov, i cili para disa ditësh u emërua nga Qeveria e Maqedonisë në funksionin e drejtorit në Ndërmarrjen Energjetike, njofton Portalb.mk.

Nëpërmjet fejsbukit Zikov informoi se për shkak të trysnive dhe komenteve negative është larguar nga funksioni i ri.

Përndryshe, Lupço Zikov ishte gazetar dhe drejtor i javores “Kapital”. Ka qenë kryetar i partisë Aleanca për Maqedoni Pozitive e themeluar bashkërisht me Minço Jordanov dhe Vllado Buçkovski para zgjedhjeve të 2014-s.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button