Rruga e Arbrit, Rama: Vlerë prej 33.6 mld lekë, ofertat deri më 2 tetor
Kryeministri Edi Rama thotë se po shkon drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite. Bëhet fjalë për Rrugën e Arbrit, që do të kurorëzohet, siç është premtuar tha shefi i qeverisë brenda vjeshtës me nisjen e punimeve.
“Drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar brenda vjeshtës me nisjen e punimeve”, shkruan ndër të tjera Rama.
Reagimi i plotë Ramës:
Rruga e Arbërit çel programin 1 miliardë për rindërtim
Drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar brenda vjeshtës me nisjen e punimeve. Është çelur dje procedura finale për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja.
Ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës.