Zjarri në Ulzë vijon të jetë kërcënim për disa familje

Situata e rënduar e zjarreve paraqitet në fshatin Trodhë të Ulzës së Shqipërisë, ku përpos hapësirave të konsiderueshme të djegura vazhdon të jetë një kërcënim edhe për disa familje që jetojnë aty afër.

Megjithë ndërhyrjen e forcave të ushtrisë, shërbimit zjarrfikës dhe Shërbimit Pyjor të Bashkisë, pasditen e së martës nuk është bërë e mundur fikja totale e zjarrit dhe riaktivizimi i ndihmuar edhe nga erërat dhe temperaturat e larta është kthyer në rrezik për banorët që kanë refuzuar të lënë banesat e tyre duke zgjedhur të qëndrojnë, njofton TCH.

Vatër e madhe zjarri është shfaqur edhe në Malin e Balgjajt. Ndërkohë që zjarri është bërë i pakontrollueshëm edhe në Qafën e Muzinës, ku forca të shumta zjarrfikëse po punojnë për izolimin e tij.

Gjithçka nisi nga një vatër zjarri në fshatin Jorgucat pasditen e djeshme dhe në mbrëmje mori përmasa të mëdha derisa vështirësoi edhe qarkullimin e automjeteve në Qafën e Muzinës. 5 automjete zjarrfikëse u angazhuan për të vënë flakët nën kontroll, ndërkohë që policia shoqëroi disa persona për zjarrvënie të qëllimshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button