Konjufca: Deklarata e Hotit e pamatur, dëmton bashkëpunimin tonë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në konferencë për media ka thënë se deklarat e djeshme të Avdullah Hotit kanë qenë të pamatura dhe degradojnë raportet ndërmjet Vetëvendosjes e LDK-së.

Hoti dje kishte thënë se Vetëvendosje kishte tentuar ta vrasë Isa Mustafën, dhe pa kërkim falje publike s’do të bëjnë koalicion me Vetëvendosjen.

“Deklarata e Hotit dje ka qenë e pamatur dhe ka degraduar raportet e Vetëvendosjes me LAA-në. Ajo ishte një deklaratë naive që dëmton bashkëpunimin tonë”, ka thënë Konjufca, raporton KTV.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button