Rotacioni i nëntë i policëve sllovak në kufirin Greqi – Maqedoni

Në Republikën e Maqedonisë sot do të arrijë rotacioni i nëntë i pjesëtarëve të policisë të Republikës së Sllovakisë në pajtim me Memorandumin për mirëkuptim mes Ministrive të Punëve të Brendshme të të dy vendeve, njoftoi Ambasada sllovake në Shkup.

Njësitit prej 15 policëve sllovak do të zbatojë aktivitete të përbashkëta patrulluese me kolegët e Maqedonisë në kufirin shtetëror me Greqinë, me qëllim të parandalimit në sferën e sigurisë publike dhe kalimin e paautorizuari të kufirit shtetëror.

“Njësiti policorë sllovak do të sistemohet në rajonin e Manastirit dhe Mexhitlisë. Policët do të pajisen në mënyrë adekuate me automjete motorike terreni, kamera terminali dhe pajisje për ndriçim gjatë natës”, theksohet në kumtesë.

Mandati i misionit policorë sllovak do të jetë 30 ditë me mundësi për vazhdim.

Republika e Sllovakisë në mars të vitit 2016 deri tani në vend ka dërguar gjithsej 205 nëpunës policorë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button