Shkarkimi i Zvërlevski sërish kthehet në rend dite në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin për shkarkimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevski.

Propozimin për shkarkimin e  Zvërlevskit e parashtroi Qeveria e RM-së, për shkak të, siç ceket në arsyetim, kryerjes së funksionit në mënyrë joligjore, jo të saktë dhe joprofesionale. Në dokument qëndron edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e vet ka treguar se nuk është i aftë për kryerje të funksionit dhe se e prishë imazhin e funksionit.

Në debatin e së hënës, paraqitje, reprlika, kundërreplika dhe vërejtje procedurale kryesisht patën deputetët nga VMRO-DPMNE. Ata e përsëritën qëndrimin se kërkesa për shkarkimin e Zvërlevskit është joligjore dhe në kundërshtim me Rregulloren, si dhe se paraqet gjah politik me qëllimin e vetëm – lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev të shpëtohet, nga, siç thanë, përndjekja politike për rastin “Mitmarrja”. Njëherësh propozuan, që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës derisa Komisioni për antikorrupsion me kërkesë të tyre nuk vlerëson nëse është në kundërshtim me ligjin apo, së pari të sillen ndryshimet e Ligjit për prokurorinë publike, sipas të cilit prokurori publik do të jetë propozim i opozitës dhe do të zgjidhet me shumicë prej dy të tretave, e më pas të debatohet për shkarkimin e Zvërlevskit.

Nga LSDM porositën se janë të kota të gjitha zvarritjet e VMRO-DPMNE-së, replikat dhe kundërreplikat, sepse deklarimi rreth shkarkimit të Zvërlevskit dhe drejtësia, theksuan, duhet të ndodhin.

BDI, ndërkaq, qartë e mbështeti propozimin për shkarkim të prokurorit publik sepse, siç th Artan Grubi, mu Zvërlevski nuk ka thënë asgjë, as nuk ka ngritur procedura për raste shumë kontestuese.

Ndaj paraqitjes së këtillë, për replikë u paraqitën 27 deputetë nga VMRO-DPMNE.

Spikeri Talat Xhaferi, lidhur me kërkesat dhe akuzat e VMRO-DPMNE-së, ishte decid, se punon kryesisht në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet dhe se nuk do ta ndërpresë mbledhjen. Precedent do të jetë, tha, ligjdhënësi t’i drejtohet Komisionit për antikorrupsion – trup të cilin e zgjedhë vet, për ta konsultuar nëse punon në mënyrë të drejtë. Lidhur me propozim-ndryshimet e Ligjit për prokurorinë publike, ndërkaq shtoi se janë në rend dite të një mbledhjeje tjetër.

Pas debatit për Zvërlevskin, në rend dite të mbledhjes së gjashtë janë edhe 31 pika, mes të cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për respektimin, avancimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut , Informata për gjendjen me deponinë e egër në Strugë, Raporti vjetor për punën e Komisionit rregullator për energjetikë të RM-së, Propozim-vendimi për miratimin e Planit financiar të Radio Televizionit të Maqedonisë për vitin 2017, Propozim-vendimi për dhënien e pajtueshmërisë ndaj propozimit të programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button