Ka ndërruar jetë ish kryeprokurori Marko Zvërlevski

Ish kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Mark Zvërlevski, si pasojë e komplikimeve nga KOVID-19, ka ndërruar jetë, njofton Portalb.mk.

Zvërlevski ishte ka lindur më 4 dhjetor 1960 në Dibër. Në pozitën e kryeprokurorit qëndroi prej vitit 2013-të deri në vitin 2017-të.

Kush ishte Marko Zvërlevski?

Marko Zvërlevski
Marko Zvërlevski

Prokurori i afërt me VMRO-DPMNE-në, Marko Zvërlevski, siç quhet në raport të Transparency International Macedonia, “marioneta e mafies”, në funksionin e prokurorit publik erdhi më 24 janar të vitit 2013, ndërkaq përpara kësaj ka qenë në departamentin për korrupsion dhe krim të organizuar. Në opinion është paraqitur shumë rrallë. Për katër vite derisa ishte në pozitën kryesore të Prokurorisë, Zvërlevski ka mbajtur vetëm një konferencë për shtyp, edhe atë që ta paraqet PR shërbimin. Por, kamerat e kanë incizuar në ballon e romëve, ku shihet në shoqëri të ish shefit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe të ish deputetit të VMRO-DPMNE-së Amdi Bajram.

Zvërlevski ishte në shënjestër të kritikave edhe për jo-përditësim edhe për selektivitet. Rastet që i ka zbardhur LSDM-ja në “bombat”, ku dyshohet që funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së kanë qenë të përfshirë në krime, Prokuroria e tij nuk e ka parë të arsyeshme që të ngrit akuza. Bisedat e përgjuara, ai me muaj i ka ruajtur në sirtar dhe më pas nuk i pranonte si dëshmi, pasi që sipas tij, ishin të marra në mënyrë të paligjshme. Në ndërkohë ai hapi rast kundër kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev nën emrin e koduar “Puç“. Ai do të mbahet mend si prokuror, në kohën e të cilit është formuar Prokuroria Speciale Publike, me qëllim që të zbardhen rastet të cilat dalin nga bisedat e përgjuara pasi që ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Prokuroria me të cilën udhëhiqte Zvërlevski, i cili u përmend në “bomba” nga ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankulloska se ai “i ka premtuar se do t’i kryej punë për një rast”, propozoi masa shumë të buta për të gjithë protestuesit të udhëhequr nga persona me maska dhe njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, që më 27 prill të këtij viti, gjatë seancës ku u zgjodh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, u futën me dhunë në Kuvend, i rrahën deputetët dhe shkatërruan çdo gjë që panë përpara. Gjegjësisht, me ato masa që i propozoi Prokuroria, edhe ata pak persona që ndiqeshin për “pjesëmarrje në turmë” – u liruan.

Zvërlevski s’ka bërë asgjë edhe për zbardhjen e rasteve të shumë përfolura në opinion, “Monstra”, “Sopot”, “Kumanova”, “Martin Neshkovski” dhe “Nikolla Mlladenov”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button