BDI njofton për punën dymujore të qeverisjes dhe për institucionet që do të drejtojë

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese njofton për punën gjatë dy muajve të qeverisjes me partnerët e rinj të koalicionit me qëllim që të mos krijohet konfuzion, posaçërisht, për ndarjen e posteve udhëheqëse dhe të mos lënë hapësira që të mbisundojnë të dhëna të pakonfirmuara nga portale të ndryshme që operojnë në vendin tonë.

Krahas përpjekjeve, thuhet më tej në kumtesë,  për t’u konsoliduar dhe harmonizuar marrëveshjet e arritura në mes partnerëve të koalicionit para formimit të qeverisë është dashur që t’i kushtohet vëmendje e posaçme aspekteve legjislative dhe normative me qëllim që sa më shpejtë të gjendet edhe realizimi i marrëveshjeve edhe në praktikë.

“Për këtë arsye, BDI si parti shqiptare më shumë e përfaqësuar në këtë qeveri vendosi që prioritet i parë të jetë Ligji për gjuhët, si një nga çështjet që duhej të marr rrugën e miratimit para zgjedhjeve lokale të cilat u shpallën nga Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Falënderojmë partitë pjesë e koalicionit qeverisës për mirëkuptimin që patën rreth kësaj çështje”, thuhet në kumtesë.

Nga ana tjetër, shtohet, se ndarja e resorëve është në vazhdimësi e sipër dhe për shkak të kohës së shkurtër dhe duke dashur që edhe këtë çështje ta konsiderojmë si një nga çështjet me rëndësi vendosëm që emërimet në institucionet e reja që do të drejtojë BDI të bëhen pas zgjedhjeve me qëllim që të kemi një kohë më komode rreth përcaktimit tonë që të vendosim në shprehje si përkushtueshmërinë poashtu edhe kualitetet e atyre që do të emërohen në këto institucione.

“Janë bërë edhe marrëveshje tjera për sa i përket reformave në administratë, në drejtësi dhe institucione të tjera dhe krahas këtyre ecurive kemi marr parasysh edhe përfaqësimin e drejtë në të dyja aspektet edhe në atë vertikale edhe në horizontale, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, Njësitë rajonale dhe Zëvendës Drejtorët janë çështje të cilat në vazhdimësi po diskutohen dhe sipas marrëveshjeve parimore do të ndahen përgjegjësitë”, njofton BDI.

“Për të qenë më konkret po ju paqyrojmë institucionet që ka drejtuar BDI deri më tani dhe që do të vazhdojë të drejtojë janë: SHA Postat e Maqedonisë; SH.A. për menaxhim me objektet afariste në pronësi shtetërore; Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë; Agjencioni për Investime të Huaja; N.P. për menaxhim me kullosat; Instituti për Shëndet Publik; NP Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura; NP Rrugët e Maqedonsië; SHA “M-NAV”; Inspektorati shtetëror i punës; Agjencioni për Rezervat Shtetërore; Drejtoria për rezevat e detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës; Qendra për menaxhim me kriza; Inspektorati Shtetëror për Inspekcion teknik; Inspektorati shtetëror për transport; Drejtoria fitosanitare; Parku Nacional “Pelister”; Enti Shtetëror për Pronësi Industriale; Byroja për zhvillim rajonal; Drejtoria për Shërbime të përbashkëta të Klinikave Universitare të Shkupit; Klinika Universitare për traumatologji, ortopedi, anestezion, reanimacion dhe trajtim intenziv-Shkup; Klinika Universitare për Reumatologji – Shkup (Drejtor ekonomik); Klinika Universitare për Pediatri – Shkup (Drejtor ekonomik); Klinika Universtiare për sëmundje kirurgjike – Shkup (Drejtor ekonomik); Spitali Klinik – Tetovë; Spitali Specialistik për gjinekologi dhe obstetrikë “Nëna Terezë” – Shkup; Spitali Psikiatrik – Shkup (Drejtor ekonomik); Instituti për transfuziologji – Shkup; Galeria kombëtare e Maqedonisë; Teatri Shqiptar – Shkup; Qendra Nacionale për Konzervim; Qendra për Konzervim – Gostivar; Shtëpia e Shëndetit Gostivar, Shtëpia e Shëndetit Kërçovë, Spitali I përgjithshëm Dibër, Spitali I përgjithshëm Strugë, Galeria e arteve – Tetovë; Qenda për shkollim profesional dhe trajnim; Qendra për arsimimim të të rriturve; Konvikti shetëtor “Pellagonia”; Burgu i Tetovës; Burgu i Strugës”, thuhet në kumtesën partiake.

Ndërsa, institucione me të cilat do të udhëheqë BDI sipas marrëveshjes së re për koalicionim janë: Agjencioni për Komunikim Elektronik; Biroja për Metrologji; SH.A. Resurset Energjetike të Maqedonisë; SHA GA-MA; SHA Menaxhimi me ujrat; NP e ujësjellësit “Studençica” – Kërçovë; Kryetar i Bordit Drejtues të “Telekomit të Maqedonisë”; Banka e Maqedonisë për Përkrahje të Zhvillimit; Komisioni për letra me vlerë; Drejtoria për ambient jetësor; Inspketorati për ambient jetësor; Akademia për mësimdhënës; Drejtoria për udhëheqje të librave amë; Byroja për furnizime publike; ELEM Turs; Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë; Klinika Universitare për kirurgji torakale dhe vaskulare – Shkup; Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup (Drejtor ekonomik); Klinika Universitare për sëmundje infektive dhe febrile – Shkup (Drejtor ekonomik); Qendra për Shëndet Publik Tetovë.

Partia njofton se Këshillat drejtues dhe institucionet e tjera gjithashtu do të emërohen pas zgjedhjeve lokale.

“Shpresojmë të kemi mirëkuptim dhe njëkohësisht t’ju urojmë që zgjedhjet lokale të jenë sa më të mira po aq edhe të denja, ku duhet të konsolidojmë radhët tona për të dalë sa më të suksesshëm në të gjitha drejtimet si në përzgjedhje të kuadrit drejtues poashtu edhe në përcaktimet tona programore për t’ju shërbyer qytetarëve në mënyrën që ata e meritojnë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button