Venezuelë: Ushtria thotë se u shkatërrua një sulm “terrorist”

Ushtria e Venezuelës thotë se e ka shkatërruar një sulm “terrorist” në një bazë në qytetin Valencia, duke i vrarë dy kryengritës dhe zënë tetë të tjerë, transmeton REL.

Ushtria tha mbrëmë se sulmi ishte udhëhequr nga një dezertor i armatës me lidhje në Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbi.

Sipas ushtrisë, elementet brenda ushtrisë kishin udhëhequr kryengritje kundër sundimit të presidentit, Nicolas Maduro.

Në fjalimin televiziv, zoti Madura tha se një ushtarak i zënë kishte “dhënë informacione aktive dhe se ekzistojnë dëshmitë prej shtatë civilëve të arrestuar”.

Zyrtarët thanë se 20 kryengritës ishin të përfshirë në këtë sulm.

Venezuela ka rrëshqitur në krizë të thellë politike dhe eknomike, me rritje të tensioneve pas lëvizjes së Maduros për konsolidimin e sundimit të tij, pas disa muajve të protestave kundër qeverisjes së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button