Ndarja e drejtorive drejt përfundimit, BDI humb shumë prej tyre

Në senacën qeveritare që u mbajt mbrëmë Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për emërim të drejtorëve të rinj të drejtorive dhe ndërmarrjeve publike të cilët kryesisht janë pjesëtar të koalicionit Qeveritar të Maqedonisë, LSDM-LR-BDI, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të deritashme BDI ka humbur dukshëm drejtoritë e deritashme e të cilat do të udhëhiqen kryesisht nga LR-PDSH-ja.

Siç mëson ALSAT nga burime jo zyrtare, Agon Ferati do të drejtojë Entin për Revizion, Flakron Bexheti do të jetë Avokat i Shtetit, Naser Iljazi në drejtorinë për Energjetikë ndërsa Krenar Lloga do të jetë drejtor i Fondit të Sigurimit Invalidor dhe Pensional. Në Byronë për Siguri Publike do të vazhdojë të mbetet Besir Deari ndërsa në zëvendës në DBK, Arif Asani.

Si drejtor të ndërmarrjeve publike Qeveria e Maqedonisë ka emëruar katër prej tyre të cilët vijnë nga radhët e LSDM-së.

Sasho Vasilevski dhe Lupço Zikov janë zgjedhur si drejtor të MEPSO-s, drejtor i ri në NP Pyjet e Maqedonisë, Zoran Gjorgjiev kurse profesori në fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin “Goce Delçev”, Dragan Minovski në pozitën e drejtorit të Shoqatës Aksionare ELEM.

Siç njoftojnë nga Qeveria, për emërimin në drejtoritë e tjera do të njoftojë gjatë mbrëmjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button