Pas Barcelonës tronditet edhe Reali. Ronaldo bën gati valixhet, ja ku kërkon të shkojë

Është nervozuar keq ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo pas “përndjekjes” që po i bëjnë në Spanjë për një shumë të madhe eurosh-taksa të pa paguara. Ai i tha gjyqtarit në gjyqin e tij tatimor, se dëshiron të kthehet në Angli ku sillen ndryshe për këto çështje. Futbollisti i shquar portugez akuzohet se ka mashtruar autoritetet me 14.7 milionë euro. Ai ka qenë vetë i pranishëm disa herë në gjyq duke i hedhur poshtë personalisht akuzat, ndërsa në komentet e tij të bëra më 31 korrik ka lënë të kuptohet për një kthim të mundshëm në Angli, transmeton Syri.net.

Deklaratat e katër herë fituesit të “Topit të Artë” sapo kanë dalë në dritë, përmes “RVV Cadena”, me ish-sulmuesin e Manchester United në dukje të hapur për një rikthim të dytë të mundshëm në Premier League.

“Në Angli, kurrë nuk kam pasur këto probleme, prandaj dua të kthehem atje. Gjithmonë i kam paguar taksat e mia, gjithmonë në Angli dhe në Spanjë. Siç e dini, unë nuk mund të fsheh asgjë, do të ishte qesharake nga ana ime për të bërë një gjë të tillë.

Unë jam një libër i hapur. Ju nuk keni nevojë të bëni asgjë, përveçse të shkruani emrin tim në “Google” dhe gjithçka rreth Cristianos del. Për shembull, revista “Forbes” i publikon të gjitha fitimet e mia”. Ronaldo iu përgjigj pyetjeve të gjyqtares Monica Gomez Ferrer. Ai shtoi: “Kam paguar gjithçka në vitin 2014. Kam shkuar në shkollë deri në vitin e gjashtë dhe e vetmja gjë që unë di të bëj është të luaj futboll. Kur këshilltarët e mi më thonë “Cris, është në rregull”, atëherë unë iu besoj.” Ronaldo vazhdoi të mbrojë agjentin e tij, Jorge Mendes, duke thënë: “Paguaj, dua të jem i sinqertë dhe gjithmonë paguaj. Unë u besoj këshilltarëve të mi dhe ata janë më të mirët. Unë i paguaj ata mirë dhe bëjnë gjëra të mira, sepse lë gjithçka në duart e tyre”.

32-vjeçari shkaktoi diskutim më herët, këtë verë, kur u shfaqën raporte që sugjeronin se ai donte të largohej nga Real Madridi, pasi u akuzua për mashtrim tatimor. Spekulimet e shoqëruan gjatë gjithë përfshirjes së tij në Kupën e Konfederatave, para se më në fund të trajtohej çështja. Ronaldo tha për “Marca” në korrik: “Fitimi i trofeve të mëdhenj me klubin tim sezonin e kaluar ishte diçka e shkëlqyeshme, ashtu si trofetë individualë. Të bësh përsëri këtë, do të ishte mirë. Ju duhet të punoni shumë, vit pas viti. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Futbolli është jeta ime, është pasioni im”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button