Dështon transferimit tek PSG-ja, Real Madrid gati të rrëmbejë Neymarin

Real Madrid është e gatshme për të përfituar nga situata për të rrëmbyer një “xhevahir” si Neymar.

Federata Spanjolle ka refuzuar një çek me vlerë 222 milionë Euro për transferimin e Neymarit tek PSG-ja me arsyetimin klauzola e brazilianit vlen vetëm për në La Ligan.

Menjëherë pas kësaj, Barcelona ka filluar lëvizjet në mënyrë që të bllokojë një transfertë të mundshme të brazilianit drejt rivalëve të përjetshëm, Real Madridit, shkruan SYRI.net.

Sipas “Mundo Deportivos”, klubi katalanas po synon të vendosë një klauzolë të re për të mos lejuar që Neymar të nënshkruajë me “Los Blancos”.

Pas gjithë kësaj telenovele, Neymar e ka të pamundur të mendojë një rikthim në “Camp Nou” ku tashmë shumë tifozë e urrejnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button