Maduro e prolongoi konstituimin e Parlamentit kushtetues

Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro e prolongoi konstituimin e Parlamentit të ri kushtetues, që ishte caktuar për sot, për 24 orë, derisa në të njejtën kohë ndërmarrja britnaike e angazhuar për vëzhgim të votimit kumtoi se Qeveria e ka falsifikuar numrin e jehonës në zgjedhje.

Prokurorja shtetërore, Luisa Ortega, një nga kritikët më të mëdhenj të Maduros, deklaroi se ka hapur hetim për mashtrimin zgjedhor skandaloz.

“Emërova dy prokurorë të hetojnë katër anëtarë të Këshillit nacional zgjedhor për aktin e tillë skandaloz”, theksoi Ortega.

Maduro i mohoi akuzat se demokracia në Venezuelë është e rrezikuar me zgjedhjet kontraverse për Parlamentin kushtetues dhe i vlerësoi si “reagim të armikut ndërkombëtar”.

Ai, gjithashtu i hodhi poshtë edhe vlerësimet se zgjedhjet e javës së kaluar ishin të kurdisura.

Kryetari i Parlamentit nacional i Venezuelës, i cili është nën kontroll të opozitës, Hulio Borges paralajmrëoi se do të kërkojë hetim për thëniet se jehona në zgjedhje është rritur për së paku një milion vota.

Ai shtoi se të dhënat nga kompania softuerike “Smartmatik” në tërësi e konfirmojnë atë në çka dyshojnë liderët opozitarë dhe analistët e pavarur.

Drejtori ekzekutiv i “Smartmatik”, Antonio Mugika deklaroi se rezultatet e vërejtura nga sistemet e tyre dhe ato të Komisionit nacional zgjedhor tregojnë se pa dyshim është manipuluar me numrin e qytetarëve të dalur në votim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button