Angjushev: Ta ndërtojmë Maqedoninë si shtet qytetar të barabartë për të gjithë

Në historinë shtetformuese dhe në vazhdimësi të një populli, deklaratat, dokumentet, vendimet dhe rezolutat e miratuara, janë moment i rëndësishëm. Por, ajo që është akoma më me rëndësi janë apriemt vizionare, idelaet dhe idetë në bazë të të cilave shtetformimi shndërrohet në tregim të vërtetë, në kod me të cilin do të identifikohen të gjithë qytetarët me shtetin që po krijohet si i përbashkët për të gjithë, porositi nga Pelince zëvendëskryeminsitri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Në fjalimin me rastin e Ilindenit, Angjushev bën thirrje ta ndërtojmë Maqedoninë si shtet qytetar, atdhe të lirë të të gjithë qytetarëve dhe të gjitha bashkësive etnike.

Sipas tij, po ndryshojnë, dhe duhet të ndryshojnë garniturat në pushtet në një bend demorkatik. Por, ajo që duhet të jetë e përbashkët për të gjithë, është qëllimi i ndershëm dhe puna e plërkushtuar për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Ai edhe njëherë i transmetoi,siç tha, porositë e qarta, të sakta dhe mbështetjen nga miqtë e sinqertë dhe strategjik nga Bashkimi Evropian të thëna në Samitin e paradokohshëm në Trieste, se Maqedonia, qytetarët e Maqedonisë, Qeveria e re, Kuvendi dhe e tërë shoqëria, ka mbështetje të madhe për zbatimin e reformave thelbësore dhe për prëcaktimin për integrim në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button