Qeveria miratoi propozimin për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Qeveria në largim e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Ministrisë se Punëve të Jashtme për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, e njohur më shkurtesën INTERPOL, shkruan REL.

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se “ka marrë mbështetjen e shumicës së shteteve anëtare të INTERPOL-it se do të përkrahin Kosovën”.

Ndryshe, Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button