Ivanov: Armatës i nevojitet buxhet më i madh

 Prezantimi, siguria dhe mbrojtja e shtetit nuk janë luks, por nevojë. Buxheti për prezantim të shtetit nuk është shpenzim por investim në miqësi dhe partneritete të reja për Maqedoninë. Buxheti për sigurinë dhe mbrojtjen nuk është shpenzim por investim në kushte për funksionim normal ntë shtetit, tha presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivnaov në fjalimine  tij me rastin e Ilindenit.

“Zbulimi është linja e parë e mbrojtjes, ndërsa shtylla e mbrojtjes është Armata e Republikës së Maqedonisë. Armata jo vetëm që e përmbushë obligimin kushtetues për t’i mbrojtur integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Maqedonisë, por shpesh herë i kryen edhe detyrat e institucioneve të tjera. Mjedisi operativ po ndryshon. Gjithnjë e më tepër do të përballemi me fatkeqësi dhe kërcënime jokonvencionale. Prndaj Armata duhet të jetë e gatshme, ndërsa për atë i nevojitet buxhet më i madh”, theksoi shefi i shtetit.

Presidenti deklaroi se i mbështetë reformat sistemore të subjekteve të sistemit për siguri nacionale, dhe theksoi ato të jenë në pajtim me kompetencat kushtetuese të Këshillit për siguri të Republikës së Maqedonisë.

Ivanov tha se prioritet kryesor i çdo Qeverie duhet të jetë politika ekonomike e suksesshme, me qëllim që të kontribuojë drejt prosperitetit ekonomik për qytetarët e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button