Zaev do të kryesojë në Samitin e Kartës së Adriatikut në të cilin do të marrë pjesë edhe nënpresidenti i SHBA-së, Pens

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev është nikoqir së bashku me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, në Samitin e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, që më 2 gusht do të mbahet në Podgoricë, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Në Samitin me të cilin do të kryesojë kryeministri Zaev, në emër të vendit kryesues Republika e Maqedonisë do të marrë pjesë edhe nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Majkëll Riçards Pens.

Delegacionet e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut i kryesojnë kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, si dhe të vendeve vëzhguese, Serbia me kryeministren Ana Bërnabiq, Kosova me kryeministrin Hashim Thaçi dhe Sllovenia me kryeministrin Miro Cerar.

Në përbërjen e delegacionit të Republikës së Maqedonisë janë zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska Jankovska, zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemit politik, Hazbi Lika, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe deputeti Stevo Pendarovski.

Pjesa solemne e Samitit të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut do të fillojë më 2 gusht në orën 13:00 me deklarata të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe me fjalimin e nënpresidentit të SHBA-së, Majkëll Riçard Pens.

Programi më pas parasheh takime bilaterale të shefave të delegacioneve me nënpresidentin e SHBA-së, Majkëll Riçard Pens, me ç’rast do të fillojë sesioni punues i samitit (14:30-15:45) me temat “Proceset integruese në rajon” dhe “Roli dhe kontributi i Kartës së Adriatikut drejt sigurisë rajonale dhe globale”.

Pas përfundimit të pjesës punuese, në orën 15 e 45 është paraparë fotografim i përbashkët.

Kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni i Republikës së Maqedonisë para se të largohen nga Podgorica do të mbajnë brifing me gazetarët e akredituar në Samit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button