Kuvendi e konfirmoi nevojën për ndryshim të Ligjit për pirje të duhanit

Deputetët në seancën e sotme të Kuvendit e konfirmuan nevojën për ndryshim të Ligjit për pirje të duhanit me procedurë të shkurtuar.

Siç elaboroi njëri nga propozuesit e ligjit, deputeti Romisllav Tuntev, ky është vendimi i njëjtë ligjor që e propozoi LSDM-ja vitin e kaluar, kur ishte opozitë.

“Propozojmë fshirje të një alineje, ndryshim të një paragrafi me qëllim që të mundësohen baza të barabarta për të gjithë punonjësit hotelierik të cilët mundoheshin me ndryshim selektiv të Ligjit, madje duke mos i shkelur aspak të drejtat e mospirësve të duhanit. Përkundrazi, me këto ndryshime dhe plotësime kërkojmë vetëm, atje ku është e lejuar tani pirja e duhanit sipas ligjit, të jetë e lejueshme edhe më tej sipas ligjit, pa marrë parasysh kushtet momentale meteorologjike”, theksoi Tuntev dhe shtoi se bëhet fjalë për qasje të re.

Për këtë ligj, nënvizoi deputeti, do të organizohet edhe debat publik me të gjithë palët e interesuara.

Para fillimit të debatit për ribalancin e Buxhetit, Kuvendi e konfirmoi edhe nevojën për miratim të ndryshimeve të ligjeve për regjistrim të pagesave të gatshme, për borxh publik, për kulturë, për planifikim hapësinor dhe urbanistik, për mbrojtje nga pirja e duhanit dhe për siguri të komunikacionit të rrugëve.

Pasi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se këto pika do të shqyrtohen pas ribalancit të Buxhetit, Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja propozoi të hiqen nga rendi i ditës dhe për to të debatohet, gjegjësisht të shkojnë në procedurë të rregullt.

“Kërkojë që këto propozim-ligje të hiqen nga rendi i ditës sepse janë propozuar me procedurë të shkurtuar. Deputetët e LSDM-së dhanë 427 deklarata në mandatin e kaluar, ndërsa në selinë partiake u mbajtën edhe 226 konferenca shtypi kundër miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar. Sot LSDM-ja vendosi që një nga premtimet parazgjedhore ta shkelë në mënyrë arrogante dhe eklatante. Nuk mendoj se këto ligje nuk duhet të shkojnë në debat në Kuvend, përkundrazi, por dëshiroj që LSDM-së t’i mundësojë, me votim të zgjedhë se nëse do të jetë parimor dhe do të mbetet në atë që e thoshte deri tani kundër miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar pse do të tregojë se i ka gënjyer qytetarët”, theksoi Dimovski.

Propozimi i Dimovskit nuk u pranua, “për” votuan 40 deputetë, ndërsa kundër ishin 60.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button