Qeveria mbrëmë ka diskutuar deri në ora 2, ndryshime kadrovike nuk ka

Seanca qeveritare e cila ka filluar dje në ora 17:00, ka zgjatur deri në ora 2 pasmesnatës, informojnë shërbimet qeveritare, njofton Portalb.mk.

Edhe përskaj saj, nuk është miratuar asnjëfarë vendimi pasi që është nevojitur pajtueshmëri në pikat e rendit të ditës.

Agjenda ka qenë e plotësuar me pikën urgjente për zjarrin në Trebovle, i cili ka vënë në rrezik shtëpitë. Zëdhënësi Mile Boshnjakovski deklaroi se zjarri në ora 20:00 ende ka qenë aktiv në Lutovec dhe në drejtim të Malit të Thatë dhe se është zgjeruar deri në fshatin Zdunje. Për fikjen e zjarrit, është angazhuar edhe Armata e Maqedonisë.

Në seancën e mbrëmshme u prit që të ketë ndryshime kadrovike në institucione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button