A e keni ditur se “Teletubbies” kanë fëmijë dhe quhen “Tiddlytubbies” (FOTO/VIDEO)

Të jemi realist, kurrë nuk e kemi ditur që “Tinky Winky”, “Tipsy”, “Lala” dhe “Po” kanë pasardhëst e tyre “Teletubbies” janë figurat televizive më të njohura, por edhe më të diskutueshme për fëmijë të të gjitha kohërave. Seria është u shfaqur njëzet vjet më parë në Britani dhe menjëherë ka arritur sukses të madh duke u transmetuar në 120 vende të ndryshme të botës në 45 gjuhë, shkruan rtv21.tv.

Tani, kur ka heshtur  debati se nëse shfaqja është edukative  ose thjesht e pështirë, polemika të reja duket se kanë dalë. Shikuesit amerikanë kohët e fundit  kanë parë një version të ri të kësaj shfaqje, janë këta “Tiddlytubbies”  të cilët po cilësohen si trashëgimtarë ‘Teletubbies”

Sipas versionit amerikan të shfaqjes, këta tetë të rinj jetojnë në pjesën e tyre  “Home Dome” dhe quhen Baa, Mi-Mi, RuRu, Duggle Dee, Nin, Daa Daa, Ping dhe Umby Pumby.

Ndërkohë që kjo ka ngallur reagime tek shikuesit në rrjetet sociale duke u shprehur të befasuar lidhur me këtë fakt. Në një nga epizodet shihet se “Tiddlytubbies” dhe “Teletubbies” janë takuar së bashku./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button