Nuk ka kaos në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Tramp shkroi në Tuiter se në Shtëpinë e Bardhë nuk ka kurfarë kaosi, por përkundrazi, gjithçka është në rergullin më të mirë.

“Vlera më të larta në bursë se kurrë më aprë, numra më të mirë në ekonomi pas dhumë viteve, shkallë më e ulët e papunësisë në 17 vitet e fundit, rroga të rritura, kufijt janë tësigurtë – në të vërtetë nuk ka kaos në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Tramp në rrjetin social.

Tuiti i tillë është publikuar para dhënies së betimit të shefit të ri të personelit të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kelli, i cili  e mori këtë funksion nga Rajn Pribius.

Javën e kaluar drejtori i ri për komunikime, Entoni Skaramuçi e kritikoi Pribiusin, Tramp mori shumë kritika për shkak të sulmeve publike ndaj prokurorit publik Xhef Seshëns, ndërkaq tentimi më i ri i republikanëve në Senat për ta ndryshuar ligjijn për shëdnetësi përjetoi mossukses.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button